Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi e Vuçiqi mund të takohen në New York

Takimet e Hashim Thaçit dhe Aleksandar Vuçiqit në Bruksel, i dyti Nnë cilësinë e presidentëve të shteteve respektive, nuk do të thotë përfundimisht se dialogu ka kaluar në nivel presidentësh.

Korrespodenti i grupit Koha në Bruksel, ka folur me telefon për Interaktiv të KTV-së, ku ka thënë se “duhet pritur se si do të formohen institucionet dhe si do t’i qaset Kosova kësaj faze të dialogut”.

Ajo që doli nga takimi i sotëm tregon Paalokaj, janë obligimet për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tash.

“Ajo që është e qartë është se do të ketë më të shpeshta të Thaçit e Vuçiqit”, ka thënë Palokaj.

Madje, sipas Palokajt, një takim i radhës mund të ndodh në New York, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku do të jetë edhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini.

“Në atë takim mund të angazhohet edhe ndonjë diplomat amerikan”, ka thënë Palokaj.

Edhe Palokaj: Takim i shumëpritur, por pa përgjigje se si vazhdon dialogu me Serbinë Arbëri Palokaj: Takim i shumëpritur, por pa përgjigje se si vazhdon dialogu me Serbinë

Palokaj ka thënë se sa herë përmendet pajtimi historik, “përmendet një marrëveshje për të cilën Thaçi thotë marrëveshje historike e dy shteteve që njohin njëra tjetrën, ndërsa Vuçiqi e quan zgjidhje e problemeve”.

“Megjithatë shumë diplomatë në BE e thonë se para se të hyjë në BE Serbia de fakto duhet ta njohë Kosovën të pavarur”, ka thënë Palokaj.