Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka vlerësuar hap të rëndësishëm për Kosovën funksionalizimin e Ekipit Menaxhues për Statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“E mirëpres gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës që të bëjë funksional Ekipin Menaxhues për draftimin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, është shprehur Thaçi, duke shtuar se “ky është një hap tjetër i rëndësishëm i Kosovës në përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare”.
Haradinaj e Thaçi aktivizojnë ekipin menaxhues për draftimin e statutit për AKS-në
Kreu i shtetit ka thënë se Kosova është e përkushtuar për dialog dhe për të ndërtuar marrëdhënie të mira në mes të të gjitha komuniteteve në Kosovë.
“Kosova është shembull i akomodimit të të gjitha komuniteteve dhe i promovimit të dialogut si mjet i vetëm për ndërtimin e paqes së qëndrueshme, në Kosovë dhe në rajon”, ka thënë ai.
-
Kosova ia rihap derën Asociacionit, Lista Serbe nuk e do me Kushtetutë
-
Haradinaj e Thaçi aktivizojnë ekipin menaxhues për draftimin e statutit për AKS-në
-
Grup punues institucional për draftimin e statutit të Asociacionit
-
Thaçi: Do ta formoj Ekipin Menaxhues për Asociacionin
-
Shkarkohen anëtarët e Ekipit menaxhues për Asociacionin