Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim shefen e Misionit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), Alexandra Papadopoulou, njofton kumtesa presidenciale, transmeton koha.net.
Thaçi u shpreh se e çmon bashkëpunimin e mirë me EULEX-in.
Shefja e EULEX-it, Papadopoulou, tha se është e kënaqur me bashkëpunimin me Zyrën e Presidentit dhe vuri theksin te ngritja e mëtutjeshme e kapaciteteve vendase që t’u barten përgjegjësitë.
Thaçi ka thënë se përkrahja ndërkombëtare është e rëndësishme për ngritjen e kapaciteteve dhe ndërtimin e infrastrukturës ligjore që forcon sundimin e së drejtës dhe barazinë në Kosovë.
Artikuj të ngjashëm
-
Antero Lopes emërohet shef i EULEX-it në Kosovë, e zëvendëson Barbanon
-
Terras: E ardhmja e Kosovës në BE, por anëtarësimi kërkon reforma
-
Haxhiu: Kosovës duhet t’i hapet rruga drejt negociatave për anëtarësim në BE
-
Haxhiu kërkon avancimin e Kosovës drejt statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE
-
Barbano: Kriza politike po rrezikon institucionet, të formohen sa më shpejt