Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi e pranon se nuk e kanë “izën” e ndërkombëtarëve për ndryshimet ligjore për Ushtrinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk ka konfirmuar se Kosova e ka mbështetjen e faktorit ndërkombëtar, në veçanti të SHBA-ve, për ndryshimin e draft-ligjit për FSK-në, ndryshime të cilat do t’i jepnin kompetenca të Ushtrisë, Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, presidenti Thaçi ka thënë se SHBA-të dhe bashkësia ndërkombëtare e përkrahin shndërrimin e FSK-së në ushtri përmes ndryshimeve kushtetuese.

“Edhe unë kam punuar tash e tri vite që kjo çështje të kalojë përmes ndryshimeve kushtetuese dhe do të dëshiroja shumë që kjo të ndodhë. Një mbështetje të tillë kemi pasur edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga NATO-ja, mirëpo është bërë e pamundur thjeshtë pas deklarimeve shumë të hapura, të qarta dhe të vendosura të Listës Serbe dhe të Beogradit që nuk e lejon dhe e kërcënon Listën Serbe për të mos votuar FSK-në. Kështu që, tash e vetmja mundësi ka mbetur që Kosova të mbetet pa ushtri ose të kalojë në planin B, do të thotë shndërrimin e FSK-së në ushtri moderne”, ka thënë Thaçi në këtë intervistë.

Ai thotë se ky vendim është në autoritetin tonë dhe thekson t’i kenë informuar të gjithë faktorët relevantë ndërkombëtarë.

“Të gjithë i dëshirojnë ndryshimet kushtetuese dhe do të punojmë deri në momentin e fundit që kjo të ndodhë. Thënë ndryshe, procesi i shndërrimit që ka filluar është institucional, kushtetues e ligjor, është në kuadër të vlerave dhe kornizës Euro-Atlantike, prandaj unë kam besim të plotë se edhe bashkësia ndërkombëtare do të jetë reflektuese në mirëkuptimin e këtij angazhimi shumë të drejtë të institucioneve të Kosovës”, ka potencuar presidenti Thaçi.

Sipas tij, Ushtria e Kosovës nuk po bëhet për t’u angazhuar kundër askujt dhe se askush nuk ka nevojë të ndihet i kërcënuar, përkundrazi, “do të jemi faktor i paqes dhe stabilitetit, fqinjësisë së mirë”.

Edhe Thaçi “harron” Ligjin për Ushtrinë, do t’i nisë ndryshimet kushtetuese Arbëri Thaçi “harron” Ligjin për Ushtrinë, do t’i nisë ndryshimet kushtetuese

Presidenti deklaroi se këto veprime nuk do ta ndërpresin dialogun me Serbinë i cili do të vazhdojë dhe “do të punojmë për normalizimin e marrëdhënieve”.

“Unë dua gjithashtu të shpresoj që ky do të jetë një mesazh shumë i mirë se Kosova po konsolidohet si shtet i pavarur dhe sovran”, potencoi presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.