Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi e Meta në inaugurimin e Pendarovskit, president i Maqedonisë së Veriut

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve e ka zyrtarizuar Stevo Pendarovskit për president të Maqedonisë së Veriut. KSHZ-ja ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve presidenciale, ndërsa Pendarovskit i ka dorëzuar vërtetimin e Presidentit të Shtetit, në maqedonisht dhe shqip.

Mandati i presidenti të ri nis të dielën, më 12 maj, në një seancë solemne të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Presidenti i ri, Stevo Pendarovski, pas marrjes së certifikatës së zgjedhjes në krye të shtetit tha se do të punojë për të mirën e vendit, ndërsa theksoi se si prioritet do të ketë dekretimin e ligjeve që kanë lënë zvarrë procesin e reformave, meqë presidenti në largim, Gjorge Ivanov kishte refuzuar t’i firmos për shkak se mbanin emrin “Maqedonia e Veriut” të cilin ai nuk e kishte pranuar, transmeton rel. 

Pendarovski tha se në kabinetin e tij nuk do të ketë revanshizëm politik, por se ata që kanë gabuar do të përgjigjen para drejtësisë.

Në inaugurimin e presidentit të ri do të marrin pjesë presidentë e zyrtarë të lartë të më shumë shteteve, në mesin e të cilëve edhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Në balotazhin më 5 maj, Stevo Pendarovski, kandidat i partive të koalicionit qeveritare të udhëhequr nga LSDM-ja, fitoi ndaj kandidates nga opozita, Gordana Siljanovska-Davkova.

Për Pendarovskin, që kishte mbështetjen e partive shqiptare, votuan rreth 435 mijë vota apo afër 51.65 për qind të votave, ndërsa për kandidaten e opozitës, Gordana Siljanovska-Davkova rreth 378 mijë vota apo 44.75 për qind.