Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi e Haradinaj takojnë në Nju Jork shefin e MCC-së

Krerët e shtetit, Hashim Thaçi e Ramush Haradinaj, bashkë edhe me shefin e diplomacisë Behgjet Pacolli kanë takuar në ShBA kryeshefin ekzekutiv të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Brock Bierman.

Sipas njoftimit për media të Kryeministrisë, Haradinaj, e ka falënderuar kryeshefin e MCC-së, për kontributin e gjithanshëm që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për popullin dhe shtetin e Kosovës.

“Populli i Kosovës do të jetë përherë mirënjohës për ndihmën që SHBA-të kanë dhënë për Kosovën”, citohet të ketë thënë Haradinaj.

Ndërkaq, sipas njoftimit të Qeverisë së Kosovës, Bierman gjatë bisedës me kryeministrin Haradinaj, vlerësoi përkushtimin e Qeverisë së tij në përmbushjen e agjendës shtetërore.

Ndërkohë presidenti Hashim Thaçi ka shkruar në profilin e tij në Facebook për këtë takim.

Edhe Administrata Trump konfirmon vazhdimin e marrëveshjes së Kosovës me MCC-në LAJMET E MBRËMJES 11 muaj më parë Administrata Trump konfirmon vazhdimin e marrëveshjes së Kosovës me MCC-në

“Takimin e radhës e zhvilluam me ushtruesin e detyrës së drejtorit ekzekutiv të MCC-së, Brock Bierman, me të cilin bashkëbiseduam për avancimin e marrëdhënieve tona me MCC-në për Progamin Kompakt. Kosova është në një fazë dinamike të politikës dhe zhvillimeve ekonomike. Përkundër sfidave të mëdha globale, Kosova ka shënuar progres të madh në të gjitha fushat e qeverisjes, lirive demokratike dhe ekonomike, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Kujtomë se Kosovës fillimisht i ishin premtuar rreth 500 milionë euro ndihmë nga programi i MCC-së, por për shkak të problemeve me zbatimin e Ligjit dhe korrupsionin Kosovës iu dha vetëm 10 për qind e kësaj shume, rreth 50 milionë euro.