Me akuza të rënda ndaj presidentit Hashim Thaçi, dhe paralajmërime për protesta të reja, është përshkuar protesta e Lëvizjes Vetëvendosje, thirrjes së të cilës iu përgjigjën mijëra aktivistë e qytetarë nga vendi dhe jashtë.
“Hashim Thaçi duhet t’i ngelet së kaluarës, populli nuk i nënshtrohet një njeriu në idenë e tij për shkëmbim të territorit”, ka thënë kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, raporton KTV.
Protesta është përkrahur edhe nga minatorët e Trepçës dhe “Thirrjet e Nënave”.
E të pranishëm ishin edhe deputetë të GP të LDK-së, si Korab Sejdiu, Vjosa Osmani e Haxhi Avdyli.
Pavarësisht që e gjithë protesta kaloi pa ndonjë incident. Ndërsa Kryetari i Vetëvendosjes ka paralajmëruar se protestat do të vazhdojnë.
-
Kurti: Të përfundojë sjellja refuzuese e opozitës
-
Kurti paralajmëron t’i bëjë ofertë opozitës për presidentin
-
VV-ja me fitore rekorde, por Kurti s’përjashton mundësinë e zgjedhjeve të reja
-
Kurti: Do t’i përmbushim të gjitha premtimet
-
Kurti për çështjen e presidentit: Fillimisht flas me Osmanin, pastaj me opozitën