Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dënuar sulmet në shtëpitë e dy pjesëtarëve serbë të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Zubin Potok.
Nga bombat e hedhura sot rreth orës 2:00 nuk ka të lënduar, ndërsa Thaçi ka kërkuar nga Policia që të zbardhet rasti dhe sa më shpejtë përgjegjësit të sillen para drejtësisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është i papranueshëm sulmi mbi shtëpitë e dy pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Zubin Potok. Kërkoj nga Policia e Kosovës që ta zbardhin rastin dhe përgjegjësit t’i sjellin sa më shpejtë para drejtësisë. Ne jemi të përkushtuar në integrimin e plotë të komunitetit serb dhe pakicave të tjera në institucionet e Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.