Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi do që FAK e Asociacioni të themelohen shpejt, thotë se demarkacioni është kusht për viza

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi tha se shndërrimi i FSK-së në FAK duhet të arrihet brenda një viti.

“E kemi pasur mundësinë në 2014, që të formojmë Forcat e Armatosura, kemi pasur përkrahjen e të gjithë ndërkombëtarëve, dhe të gjithë ishin të gatshëm të votojnë por për shkak të zgjedhjeve të parakohshme kjo çështje mbeti pa u votuar. Kaluan 2,3 vite dhe mbeti në heshtje, tash pasi është arritur vetëdijesimi i nevojës për formimin e FAK. Kemi marrë edhe iniciativën që të inkuadrojmë edhe komunitetet. Duhet të arrihet mendoj ndoshta brenda një viti, është e padiskutueshme. Nuk duhet që për pak muaj të cenojmë marrëdhëniet me miqtë tanë ndërkombëtarë”, tha Thaçi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tutje i pari i vendit foli edhe për pjesëmarrjen e Listës Serbe në Qeverinë Haradinaj, për të cilën ai tha se është mirë që ata të jenë pjesë e vendimmarrjes.

Në tryezën e KDI-së, Thaçi theksoi edhe procesin e njohjes nga shteti serb, për të cilën tha se duhet të jetë reciproke, përcjell televizioni publik.

“A është vonuar a sa është vonuar Lista Serbe s'ka më rendësi dikur 24 orë janë vonuar. Mirë që janë pjesë e vendimmarrjes. Njohja nga shteti serb do të jetë reciproke, do të jetë realitet”, ka thënë Thaçi. “Asociacioni i Komunave me shumicë serbe të themelohet sa më shpejt”, ka thënë Thaçi.

Sa i përket liberalizimit të vizave, Thaçi tregoi se i vetmi kusht është demarkacioni.

“Demarkacioni është i vetmi kusht për liberalizimin e vizave dhe nuk duhet të sillemi sikur nuk është kështu”, tha Thaçi.