Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi do ndryshim kufijsh, Veseli e Haradinaj kundër

Udhëheqësit e Kosovës janë prezantuar me versione të ndryshme për atë që përfaqësojnë, në takimet e shpeshtuara me liderët e rajonit, shkruan sot Koha Ditore.

Derisa presidenti Hashim Thaçi në Maqedoni ka promovuar idenë e ndryshimit të kufijve, kryeparlamentari Kadri Veseli në Shqipëri dhe Haradinaj në Prishtinë kanë përsëritur se ndryshimi i kufijve në dialog me Serbinë nuk duhet të jetë në agjendë.

Qëndrimet e kundërta mes dy ish-bashkëpartiakëve, politologu Belul Beqaj i sheh si përpjekje e Veselit për të dalë nga hija e Thaçit.

Presidenti vazhdon t’i referohet ndryshimit të kufirit me Serbinë herë me demarkim, e herë me korrigjim. Në takimin që ka pasur me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev, presidenti ka folur për “domosdoshmërinë e demarkimit të kufirit me Serbinë”.

“Duhet të përmbyllet procesi i demarkimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, e që është rreth 430 kilometra. Marrëveshja do të jetë e frymës evropiane dhe e koordinuar në plotni me SHBA-në dhe Bashkimin Evropian. Në këtë drejtim do të kemi një proces kompleks, në të cilin do të ketë debate dhe refuzime jo të lehta”, ka theksuar Thaçi.

Edhe Rama për Kurtin: Qëllimet i kemi të përbashkëta, metodat të ndryshme Arbëri 2 j. më parë Rama për Kurtin: Qëllimet i kemi të përbashkëta, metodat të ndryshme

Ai i ka dhënë mbështetje rezolutës së propozuar nga Zyra e tij, prej përfaqësuesve të Luginës, për bashkim me Kosovën, derisa ka shtuar se tani i takon Kuvendit të vendosë për të.

(Gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)