Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi dënon vrasjen e vëllezërve në Malishevë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur ngushëllime për vrasjen e dy vëllezërve në Plloçicë të Malishevës.

“E dënoj vrasjen e mbrëmshme të vëllezërve Maloku në Plloqicë të Komunës së Malishevës. Familjes Maloku ua shpreh ngushëllimet më të thella, ndërsa e vlerësoj reagimin e shpejt të organeve të rendit dhe drejtësisë. Si shoqëri nuk mund të lejojmë që të cenohet jeta e njeriut, në asnjë rrethanë dhe me asnjë çmim”, ka reaguar Thaçi përmes një postimi në Facebook.

Ka shkuar në dy numri i të arrestuarve për rastin e vrasjes së rëndë e të dyfishtë në Plloçicë të Malishevës.

Viktimat janë Shani dhe Bahri Maloku. I pari ishte pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës. I ndjeri shërbente në kazermën e FSK-së në Pomozetin, në Regjimentin e Mbrojtjes Civile, Njësia MKAB (Njësia për Mbrojtjes Kimike Atomike Biologjike).

Dyshimet janë se vrasësit ishin hajna që kishin hyrë për të vjedhur në shtëpinë e viktimave.