Thaçi: Dënimi për tubimet politike i shqiptohet pronarit të lokalit
Lamir Thaçi, zyrtar i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, ka thënë se gjobat për tubimet politike brenda hapësirave të mbyllura u shqiptohen pronarëve të lokalit biznesor, aty ku mbahen tubimet.
Thaçi në Express intervistë, në KTV, ka bërë të ditur se kjo parashihet sipas ligjeve në fuqi të aprovuara nga Qeveria e vendit për mbrojtje nga COVID-19.
‘’Inspektorët sanitarë me të hasur në grumbullime të më shumë se numri i lejuar nga vendimi i Qeverisë, automatikisht ia shqiptojnë dënimin subjektit juridik. Në këtë rast, subjekti juridik është pronari i lokalit biznesor, pasi kështu e parasheh ligji dhe inspektorët e zbatojnë vetëm ligjin. Tejkalimi i numrit të lejuar të grumbullimeve pason me gjobën prej dy mijë euro dhe ne kemi numër të madh të këtyre gjobave’’, ka thënë Thaçi në ‘’Express’’ të KTV-së.
Në fushatën para-zgjedhore është evidentuar mosrespektim i masave anti-COVID nga partitë politike, për çka edhe janë shqiptuar disa gjoba nga Inspektorati i Komunës së Prishtinës. Komunat tjera nuk kanë bërë të ditur për shqiptim të ndonjë gjobe.
Sipas ligjeve në fuqi, lejohen tubimet me vetëm 30 persona në hapësira të mbyllura.
-
Të hënën nis fushata, AUV-i paralajmëron ndëshkime për subjektet politike
-
Partitë s’i respektojnë masat, AUV-i thotë se nuk ka hasur në shkelje
-
Thaçi: Askush nuk do të kursehet nga gjobat në rast të shkeljes së masave
-
Paralajmërohet rritje e rasteve me COVID-19, profesionistët ngrenë shqetësime për tubimet e partive
-
515 qytetarë gjobiten për mosrespektim të masave anti-COVID