Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi ka thënë se gjatë ditës me të gjithë inspektorët kanë mbikëqyrur masat e vendosura nga Qeveria.
Ai ka thënë se qytetarët kanë respektuar masat konsiderueshëm.
“Ne si autoritete kemi një praktikë, pasi është viti i dytë me pandemi, njëjtë janë edhe pronarët e bizneseve. Ne i falënderojmë ata që i respektojnë por nëse nuk i respektojnë atëherë i kemi mekanizmat. Nesër na vijnë inspektorët e rinj dhe masat do të jenë strikte. Ligji e përcakton shkeljen dhe varësisht prej saj shqiptohet gjoba”, ka thënë ai.
Thaçi ka thënë se kanë urdhra që askush nuk do të kursehet nga gjobat në rast të shkeljes së masave.
Ai ka shtuar se me 85 inspektorët e rinj do të arrijnë që të menaxhojnë me situatën.
Edhe
AUV-i paralajmëron inspektim gjatë natës së Vitit të Ri
“Në të gjitha regjionet operatorët komunal përgatitin planin, përcaktojnë lokacionet që duhet të inspektohen, dhe nga nevojat në terren ka ekipe lëvizëse mobile. Policia është e gatshme çdo herë por edhe ne si inspektorat jemi të përgatitur”, ka thënë ai.
Inspektimet për zbatimin e masave të reja kundër Covid-19 – Lamir Thaçi – Interaktiv LIVEInspektimet për zbatimin e masave të reja kundër Covid-19 – Lamir Thaçi – Interaktiv LIVE
Posted by Koha.net on Monday, August 30, 2021