Presidenti Hashim Thaçi ka dekoruar me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë ish-rektorin e Universitetit të Prishtinës, Ejup Statovci (pas vdekjes).
“Për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën akademike, si drejtues i Universitetit të Prishtinës në periudhën e viteve të 90-ta, sot me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë e dekorova ish-rektorin Ejup Statovci (pas vdekjes). Profesori Statovci u vu në krye të protestave masive më 1 tetor 1997 dhe u bë shembull frymëzues për të gjithë studentët”, ka shkruar Thaçi.
Ejup Statovci ishte profesor në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin Juridik dhe rektor i Universitetit të Prishtinës prej vitit 1991 e deri më 1997.
-
Kurti në përvjetorin e 26-të të protestës studentore bën homazhe te varri i profesorit Ejup Statovci
-
Përkujtohet ish-rektori Statovci në 20-vjetorin e vdekjes
-
Përkujtohen protestat e studentëve dhe ish-rektori Ejup Statovci
-
Protesta studentore e profesor Statovci – sinonime të luftës për liri
-
25 vjet nga protestat studentore, Kurti nderon ish-rektorin Statovci