Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë vizitës së tij në SHBA, është takuar edhe me ish-zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden.
Në një postim në Facebook, Thaçi ka shkruar se Biden do të mbetet zë i fuqishëm, ashtu siç ishte në ditët më të vështira të Kosovës.
“Gjatë qëndrimit në SHBA, pata kënaqësinë ta takoj mikun tim dhe të Kosovës, ish zv. Presidentin Joe Biden. Në ditët tona më të vështira, Biden ishte zëri ynë. I tillë do të mbetet përgjithmonë”, ka shkruar Thaçi.
“Përjetësisht do t'i jemi mirënjohës zotit Biden dhe familjes së tij, me të cilën Kosova ka lidhje të veçantë, ashtu siç është e veçantë dhe e përjetshme miqësia e jonë me SHBA-në”, ka shkruar ai.
Artikuj të ngjashëm