Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se Bashkimi Evropian duhet t’i japë peshë politike përfshirjes së vet në dialogun Kosovë-Serbi. Duket se ai është kundër emërimit të një emisari, që me shumë gjasë mund të jetë Miroslav Lajçak.
“Duke ulur nivelin dhe përgjegjësinë në një emisar pa kredibilitet, nuk i ndihmon këtij qëllimi”, shkruan Thaçi.
Sipas Thaçit, i cili ka shkruar në facebook, “BE-ja duhet t’i përkrahë të gjitha përpjekjet që çojnë kah arritja e marrëveshjes historike dhe të punojë me partnerë që japin rezultate”.
Artikuj të ngjashëm
-
Lajçak: Marrëveshja Kosovë – Serbi duhet të jetë e pranueshme për BE-në dhe rajonin
-
Në Kosovë është rritur besimi në përfaqësuesin e BE-së për negociatat me Serbinë
-
Thaçi: Dialogu s’ka alternativë
-
Thaçi diskuton me Lajçakun për dialogun: Njohja reciproke sjell paqe në rajon
-
"S’i takon Kosovës të vendosë se kush e përfaqëson BE-në në dialog"