Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se paralajmërimi i sekretarit të shtetit, Mike Pompeo, në Konferencën e Sigurisë në Munih, se do të ketë koordinim më të madh ndërmjet SHBA-së dhe Evropës, do të forcojë unitetin e aleatëve perëndimorë të Kosovës, i cili sipas tij, në tri vjetët e fundit kishte munguar.
Thaçi në Facebook ka shkruar se ky unitet do të reflektojë edhe në bashkimin e të gjitha forcave politike brenda Kosovës, duke krijuar një bazë të fuqishme për tejkalimin e sfidave historike që janë para nesh.
“Bashkimi i aleatëve strategjikë perëndimorë të Kosovës, e bën të domosdoshëm përfundimin e procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke projektuar të ardhmen e shtetit tonë, bazuar në paqen dhe stabilitetin afatgjatë në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë ai.
-
Rubio nga Konferenca e Sigurisë: SHBA-ja dhe Evropa i përkasin njëra-tjetrës
-
Konjufca: SHBA-ja mbetet aleatja jonë më e afërt dhe partnerja jonë strategjike
-
Haxhiu: Një BE më e gjerë është përgjigja më e fortë ndaj atyre që duan paqëndrueshmëri në Evropë
-
Trumpi e vlerëson rolin e Kosovës në përfundimin e luftërave
-
Vuçiq paralajmëron armatim, thotë se rrezikohet nga aleanca Kosovë-Shqipëri-Kroaci