Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka komentuar edhe një herë për iniciativën për shfuqizimin e Speciales. Ai ka thënë se kjo iniciativë u ekzagjerua dhe u përdorë për përfitime politike.
“Specialja ka qenë temë e mbyllur qysh në vitin 2015 dhe zhurmat e tjera kanë qenë të panevojshme. E kemi themeluar Specialen jo që e kemi dashur por për ta ruajtur partneritetin me Amerikën”, ka thënë Thaçi në TV Dukagjini.
“As nuk e kam përkrahur, as nuk e kam inkurajuar,e as penguar iniciativën e deputetëve për shfuqizmin e Speciales. Zhurmat e ndryshme për Specialen kanë qenë të parëndësishme, dhe më tepër ekzibicione mediale apo politike të prezantuara nga mungesa e temave të tjera”, ka thënë presidenti i vendit. “Ata që kanë qenë të gatshëm me djeg Kuvendin, sot janë entuziast për themelimin e Speciales”, ka thënë Hashim Thaçi.
Ndryshe iniciativa për shfuqizimin e Speciales tashmë është shpallur e mbyllur.
Nëse demarkacioni votohet këtë muaj, vizat vijnë këtë vit
Edhe
Thaçi për AFP: Anëtarësimi në BE dhe NATO, i vetmi vizion i Kosovës
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përsëritur qëndrimin e tij se ratifikimi i Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi ka qenë një kriter i padrejtë që i është vënë Kosovës nga Bashkimi Evropian, për liberalizimin e vizave. I pari i vendit ka thënë se tani i mbetet Kosovës ta ratifikojë Demarkacionin për të sjellë zgjidhjen për qytetarët.
“Demarkacioni ka qenë kriter i padrejtë, por tashmë është vënë nga Bashkimi Evropian. Ne nuk mund ta ndryshojmë Bashkimin Evropian”, ka thënë Thaçi, gjatë një interviste në RTV Dukagjini.
“Duhet të ndryshojmë vet. Duhet ta kalojmë Demarkacionin në Kuvendin e Kosovës”, ka porositur i pari i vendit.
“Duke e kaluar Demarkacionin në Kuvendin e Kosovës, ne i japim të gjitha argumentet partnerëve tanë që të na mbështesin. Dhe i mohojmë çdo argument oponentëve për të na refuzuar”, ka theksuar Thaçi.
Presidenti ka thënë se duhet të ndërtohet një konsensus i plotë evropian në mbështetje të Kosovës për liberalizimin e vizave. Pastaj, sipas tij, është veç çështje procedurale se kur ndodh.
Thaçi është shprehur optimist se liberalizimi i vizave për kosovarët “me siguri se ndodh brenda vitit”.
Megjithatë, numri një i Kosovës ka thënë se Bashkimi Evropian është vonuar me Kosovën.
“Kam qenë kritik, se të ardhmen evropiane të Kosovës e ka vonuar. Jo vetëm të Kosovës, por të Ballkanit Perëndimor”, është shprehur Thaçi.
“Duke u vonuar, Bashkimi Evropian ka krijuar hapësira dhe vakum për depërtimin e elementëve të tjerë, të ideologjive joevropiane, joeuroatlantike”, ka vlerësuar ai.
Edhe
Thaçi vazhdon ta cilësojë demokratike kërkesën për zhbërjen e Speciales, thotë s’prishemi me Amerikën
Por, ai ka porositur se Kosova tani duhet t’i kryejë punët e veta.
“Tani punët tona duhet tona duhet t’i kryejmë ne vet. Sa më shpejt që i kryejmë, Bashkimi Evropian do të reagojë më shpejt”, ka thënë Thaçi.
“Por, ne nuk mund ta ndryshojmë Bashkimin Evropian. Duhet ta votojmë Demarkacionin – kjo është zgjidhja”, është shprehur ai.
Thaçi ka parashikuar se nëse ratifikohet demarkacioni brenda këtij muaji, edhe çështja e vizave do të kryhet brenda këtij viti.
Thaçi pesimist se Serbia e njoh Kosovën, por optimist për ulëse në OKB
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur optimist që në vitin 2018 do të arrihet marrëveshja historike me Serbinë.
Sipas tij, finalizimi i dialogut do të nënkuptonte anëtarësimin e Kosovës në OKB, por që ka folur me dilema rreth mundësive që Serbia ta njohë shtetin e Kosovës.
“Në vitin 2018 synojmë të arrijmë marrëveshje historike me Serbinë që do të nënkuptonte anëtarësimin e Kosovës në OKB”, ka thënë ai.
“Do të ishte mrekulli sikur Serbia ta njohë Kosovën. Jam skeptik që diçka e tillë do të ndodhë. A duhet të ndodhë, s’ka dyshim se po. Por duke parë klasën politike në Serbi është vështirë e mundshme”, theksoi Thaçi.
Edhe
Thaçi: Nisma e deputetëve për Specialen nuk është shfuqizim, por alternativë
Presidenti gjithashtu tha se dialogu është mjaft i rëndësishëm në rrugën e integrimeve evropiane për të dyja vendet.
“Dialogu do të vazhdojë me mbështetjen e BE-së dhe Amerikës. Nuk ka alternativë”, përfundoi Hashim Thaçi.