Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në margjinat e forumit ndërkombëtar GlobSec në Bratislavë, takoi diplomatin amerikan Philip Reeker, zëvendës sekretar i shtetit për Evropë dhe Euroazi, me të cilin bisedoi për vazhdimin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Presidenti Thaçi dhe diplomati Reeker diskutuan për mundësinë e arritjes së një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
"Është proces i vështirë, por ende besoj që mund të arrijmë një marrëveshje paqësore, finale e gjithëpërfshirëse", u shpreh Presidenti Thaçi.
Nga ana tjetër, Philip Reeker, u pajtua për nevojën e vazhdimit të dialogut dhe për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse.
Presidenti Thaçi ka theksuar se angazhimi amerikan në këtë proces është garancë për Kosovën.
"Angazhimi amerikan është besim dhe garancë për Kosovën në procesin e dialogut", ka thënë presidenti Thaçi.
-
Thaçi takon Reekerin dhe Palmerin, ritheksohet mbështetja e SHBA-së për Kosovën euroatlantike
-
Osmani bisedon me Reekerin, merr mbështetjen e SHBA-së për dialogun
-
Thaçi: Ajo që ndodhi të premten, ndërmarrja më serioze diplomatike e SHBA-së në dy dekadat e fundit
-
Thaçi: Delegacioni i Kosovës në Washington të bëjë hapa të guximshëm drejt paqes me Serbinë
-
Hyseni takohet me diplomatin Reeker, thotë se mori përkrahje për dialogun