Arbëri

Tetë rekomandime të pazbatuara

Komuna e Pejës as këtë herë nuk ka shpëtuar pa vërejtje nga Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, bazuar në gjetjen e auditimit të kryer vitin e kaluar, shkruan sot Koha Ditore.

Në listë të vërejtjeve të auditorit të përfshira në raportin e tij kanë qenë edhe rekomandimet e pazbatuara.

Sipas raportit të auditimit për vitin 2015 kanë qenë 18 rekomandime, prej të cilave komuna vitin e kaluar ka zbatuar vetëm katër, tetë të tjera kanë qenë në proces të zbatimit dhe gjashtë rekomandime nuk ishin adresuar fare.

Një vërejtje e konsideruar me prioritet të lartë, sipas auditorit, është edhe mungesa e një plani strategjik qeverisës dhe zhvillimor të komunës. Auditori ka gjetur se Komuna e Pejës, me iniciativën e USAID-it, kishte hartuar një draftplan operativ emergjent për periudhën 2015-2017, por po ai ende nuk ishte dërguar në Kuvendin Komunal për miratim.

(më shumë sot lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.