Shtime, 28 qershor – Inspektorati i Komunës së Shtimes ka nisur një aksion për kontrollimin e tri pishinave, sa ka gjithsej kjo komunë.
Këtyre bizneseve rekreacioni u janë dhënë një varg vërejtjesh dhe rekomandimesh, të cilat duhet t’i plotësojnë në afat prej 8 ditësh. Pishinat me urgjencë duhet t’i plotësojnë kriteret kryesore, që të pajisen me raporte nga instituti i shëndetit publik për analizat e ujit mikrobiologjike, bakteriologjike, kimike dhe fizike, pastaj punëtorët dhe stafi i kuzhinierëve duhet të pajisen me libreza sanitare, ndërkaq duhet të kenë edhe staf mjekësor dhe infermierë, zhytës të mjaftueshëm dhe adekuat sipas ligjit (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Pishinave në Shtime u jepen 15 ditë afat për plotësimin e kritereve
-
Tri pishina të Shtimes pa kushte sipas kritereve ligjore
-
Inspektorati i Shtimes i kërkon Ministrisë së Shëndetësisë sqarime shtesë për punën e pishinave
-
Pishinat e Shtimes pajisen me zhytës profesionalë dhe staf mjekësor
-
Vonohet inspektimi i pishinave të Lipjanit