Suharekë, 1 mars – Autoritetet lokale të Suharekës u kanë bërë thirrje qytetarëve të kësaj komune që nëse kanë ankesa në lidhje me emërtimet e rrugëve, shesheve e parqeve t’i paraqesin ato tek organet përkatëse.
Zyra e kryetarit të Komunës së Suharekës rishtazi ka publikuar një shkresë përmes të cilës njoftohen qytetarët se procesi i emërtimit dhe vendosja e tabelave për sheshet, parqet dhe rrugët në tërë territorin e komunës ka përfunduar.
“Andaj, qytetarë të nderuar, nëse jeni të pakënaqur me emërtimin e ndonjë sheshi, parku apo rruge, ju e keni të drejtën e ankesës për ta bërë, duke iu drejtuar Komisionit për shqyrtimin e ankesave që është themeluar nga Kuvendi i Komunës së Suharekës. Ankesa duhet të bëhet përmes Drejtorisë së Urbanizmit, Planifikimit dhe Mjedisit”, shkruan në njoftimin e 24 shkurtit 2017.
Aty sqarohet se afati për ankesa është tetë ditë dhe se ato të paraqitura pas këtij afati nuk do të shqyrtohen... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Mbi 400 ankesa të qytetarëve të Pejës për emërtimin e rrugëve
-
Rreth 300 ankesa për emrat e një mijë rrugëve në komunën e Pejës
-
Mbi 30 ankesa qytetare ndaj emërtimit të rrugëve në Gjilan
-
Hapet afati për ankesa për emërtimet e rrugëve
-
Katër vjet pas përfundimit të procesit shfaqen ankesa me emërtimet e rrugëve në Prizren