Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hapet afati për ankesa për emërtimet e rrugëve

Foto: Koha

Qytetarët në Komunën e Gjilanit do të kenë mundësi që të parashtrojnë ankesat për pakënaqësitë që lidhen me emërtimet e rrugëve ose me gabimet teknike që kanë mundur të ndodhin në këtë proces.

Afati për dorëzimin e ankesave do të zgjatë deri më 26 korrik.

“Kuvendi Komunal i Gjilanit në seancën e fundit ka formuar një komision, i cili do të merret me shqyrtimin e ankesave. Ankesat duhet të dorëzohen përmes Qendrës për Shërbime të Qytetarëve dhe duhet të jenë të qarta dhe të arsyetuara mirë. Qytetarët të cilët kanë paraqitur ankesa para këtij njoftimi nuk kanë nevojë t`i përsërisin ato, sepse Komisioni do t`i marrë parasysh të gjitha. Nuk do të shqyrtohen vetëm ankesat që paraqiten pas afatit dyjavor, që skadon më 26 korrik. Komuna e Gjilanit pret që pas këtij afati dhe korrigjimeve eventuale që mund t`i propozojë Komisioni, në bazë të ankesave të arsyeshme, ta përmbyllë këtë proces, që është jashtëzakonisht i rëndësishëm për unifikimin e sistemit të adresave”, thuhet në njoftimin e Komunës.