Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kuvendi Komunal i Gjilanit do të tentojë sot të zgjedhë kryesuesin

Kuvendi Komunal i Gjilanit ka thirrur mbledhje urgjente. Siç ka njoftuar Zyra për media e Komunës, mbledhja është thirrur për në orën 15:00.

Në rend dite pos betimit të anëtarëve të Kuvendit, do të jetë edhe zgjedhja e Kryesuesit të kuvendnit.

Dje po ashtu ishte thirr mbledhje ku duhej të zgjidhej kryesuesi, por u shty për sot.

Afati i fundit për zgjedhjen e kryesuesit është 8 janari dhe nëse nuk zgjidhet në këtë periudhë, atëherë Kuvendi komunal i Gjilanit shkon në zgjedhje.