Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Testin e maturës e përcjellin problemet e njëjta

Vonesat e administruesve në qendra të testimit, përdorimi i pajisjeve teknologjike, bashkëpunimi dhe kopjimi mes nxënësve, janë disa nga problemet që po vazhdojnë ta karakterizojnë procesin e testit të maturës në Kosovë.

Të dhënat janë prezantuar të hënën nga Këshilli i nxënësve të Kosovës (KNK) dhe Këshilli Rinor Kosovar (KRK) gjatë lansimit të dy raporteve “Procesi i testimit në bazë të Ligjit të ri mbi provimin shtetëror të maturës” dhe“Raporti për Këshillin drejtues të shkollës”, pas një monitorimi të bërë vitin e kaluar, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Agnesa Qerimi nga (KRK) ka thënë se raporti për provimin shtetëror të maturës tregon se në pjesën e parë të testit nga 82 qendra në 28 prej tyre përfaqësuesi i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (kryetari i Komisionit të qendrës së testimit)nuk ka qenë në qendër një orë para testit, siç parashihet me ligj.

Ndërkaq, në pjesën e dytë të testit të maturës nga 75 qendra, në 8 prej tyre përfaqësuesit e MASHT-it, nuk kanë qenë në qendër një orë para fillimit të testit. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.