Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tërnava: Haradinaj konfirmoi pastërtinë e luftës së UÇK-së

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka përshëndetur lirimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në një komunikatë për media, myftiu Tërnava ka thënë se Haradinaj edhe një herë konfirmoi pastërtinë e luftës çlirimtare të UÇK-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Vendimi i Gjykatës së Colmar, për lirimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj edhe njëherë rikonfirmoj pafajësinë e tij personale dhe pastërtinë e Luftës Çlirimtare të UÇK-së, që për mision kishte lirinë , sovranitetin dhe dinjitetin për popujt e Kosovës”, thuhet në këtë komunikatë.

“Lirimi i Haradinajt është lajm i mirë për familjen, bashkëpunëtorët, popullin e Kosovën e mbi të gjitha për kauzën për të cilat Ai është angazhuar. Z. Haradinaj edhe kësaj radhe doli i pastër e faqebardhë përball shpifjeve, insinuatave e akuzave të pabaza”.