Fitër Bajrami

Tërnava bën thirrje kundër “ligjeve të reja rreth familjes”

Falja e Fitër Bajramit në Xhaminë e Madhe në Prishtinë

Falja e Fitër Bajramit në Xhaminë e Madhe në Prishtinë

Foto: Driton Paçarada

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, në faljen e namazit të Fitër Bajramit ka bërë thirrje për ruajtjen e familjes si element kyç të shoqërisë duke kundërshtuar edhe disa ligje rreth familjes, pasi sipas tij, bien ndesh me identitetin, fenë dhe vlerat morale që posedon shoqëria.

Tërnava në fjalimin e tij ka theksuar se është urdhër hyjnor i Zotit që familja duhet të jetë e kompletuar dhe ta dijë se kë e ka hallë e nënë, gjysh e gjyqe, vëlla e motër.

“Siç po shihet familja në fe e traditën tonë është mirësia bazë shoqërore mbi të cilën bazohet edhe struktura e shoqërisë, është elementi i parë me të cilën ndërtohet edhe kombi ynë dhe ka lindur atdhedashuria. Me të drejt feja islame e konsideron bazë për stabilitetin dhe mirëqenien e shoqërinë. Kushdo prej nesh që sjellë diskutimet por edhe debatet e shumta që po zhvillohen kohëve të fundit në vendin tonë për aprovimin e disa ligjeve rreth familjes, sheh që këto përpjekje bien ndesh me identitetin, fenë dhe vlerat morale që posedon shoqëria jonë. Përpjekjet në këtë drejtim janë për shkak të zhdukjen apo dobësimin e moralit të lartë që bart ky popull, ngase synohet një shoqëri që jeton pa ndjenja dhe lidhjes emocionale me familjen, të afërmit, traditën, zakonet dhe fisin”, ka thënë ai.
Ai ka bërë thirrje për mobilizim kundër vetëvrasjeve e vrasjeve.

Muajve të fundit kanë nxitur debat çështja e bashkësisë familjare mes gjinisë së njëjtë, që parashihet në Projektkodin e ri Civil dhe çështja e frytnimit të asistuar. Disa deputetë kanë dalë kundër duke kundërshtuar disa nene që parashohin që të mos merret parasysh statusi i gruas që dëshiron të ketë qasje në frytnimin e asistuar. /KP