Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

'Termokosi' përfundoi sezonin ngrohës 2018/19

Foto: Koha

Pas ngritjes së temperaturave, 'Termokosi' në Prishtinë ka marrë vendim për të përmbyllur sezonin e ngrohjes, tetë ditë pasi kishte vendosur të vazhdojë furnizimin me ngrohje për konsumatorët, për shkak të rënies së temperaturave.

“Sapo kemi përmbyllur është një nga sezonet ngrohëse më të suksesshme deri më tani, kur për më shumë se 6 muaj me radhë kemi ofruar ngrohje të mjaftueshme dhe cilësore pa asnjë ditë ndërprerje për mbi 13 mijë konsumatorë”, thuhet në komunikatë.

Termokos zotohet se do të vazhdojë me realizimin e projektit për zgjerimin dhe rehabilitimin e rrjetit të ngrohjes, si dhe projekte të tjera që janë në proces, falë kontributit të pakursyer të donatorëve.

Sezoni i ngrohjes për konsumatorët e 'Termokosit' përfundon zakonisht më 15 prill.

Artikuj të ngjashëm