Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tërmeti në Shqipëri ishte 6 ballësh, epiqendra në Gjirin e Lalëzit

Pas tërmetit të fuqishëm, që ra sot në mëngjes në Shqipëri shkaktoi panik tek qytetarët. Bëhet e ditur se epiqendra e tij ishte në Gjirin e Lalëzit dhe ishte me forcë 6 ballësh. Tashmë është raportuar për dëme materiale, por nuk ka njoftime për viktima.

Tërmeti i fuqishëm që “shkundi” Shqipërinë u pasua nga 50 pasgoditje.

Një tërmet i fuqishëm ka “shkundur” Tiranën këtë paradite, por është ndier i fortë edhe në disa qytete të tjera të Shqipërisë, si Durrës, Fier, Vlorë, Shkodër, si dhe në Kosovë e Mal të Zi.

Sipas të dhënave nga IGJEUM, tërmeti ka pasur epiqendër Gjirin e Lalëzit, paraprakisht, me magnitude 5.1. Tërmeti është ndjerë në disa qytete të Shqipërisë dhe në Kosovë, e po ashtu edhe në Mal të Zi.

Sipas specialisteve, lëkundja e fortë, është pasuar nga 50 pasgoditje, më i madhi me magnitudë 4.3.

Edhe Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen në disa qytete Arbëri Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen në disa qytete

Sakaq, nga Ministria e Mbrojtjes vjen ky informacion: Ju informoje se ne oren 11.01, te dates 04.07.2018, eshte regjistruar termet me epiqender ne Hamallaj/ Durres, me intensitet 6 balle dhe magnitut 5.1 e shkalles Rihter. Deri tani nuk ka asnje raportim per deme materiale dhe as ne njerez. Per cdo rast te mundshem kontaktoni ne nr 112 per tiu ardhur ne ndihme banoreve.

Gjithashtu u bllokuan edhe thirrjet telefonike ne Tiranë për shkak se të gjithë nxituan të bëjnë telefonata për t’u siguruar nëse janë mirë të afërmit e familjaret.