Një tërmet me magnitudë 5.6 të shkallës Rihter është regjistruar në Detin Adriatik, në një thellësi prej 10 kilometrash.
Tërmeti është regjistruar rreth 6 kilometra larg Durrësit, por ai është ndierë edhe në Prishtinë, për disa sekonda.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTërmeti është regjistruar saktësisht në orën 16:04:25.
Ndërkohë, sipas Earthquake.usgs.gov, brenda 1 minutash në Shqipëri janë dëgjuar dy tërmete, e ato janë hetuar edhe disa shtete përreth.
Dridhjet e tokës janë hetuar në Kosovë, Itali, Bullgari, Bosnjë, Serbi, Kroaci, Greqi, Maqedoni Veriore dhe Mal të Zi.
Sipas Earthquake.usgs.gov, tërmeti i dytë ishte 5.2 shkallë Rihter.
Gjithashtu, është regjistruar edhe tërmeti i tretë, i cili ishte më i lehtë, me magnitudë prej 3.2 shkallë Rihter.
