Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

‘Tentakula në gjithë Evropën’, raporti i Interpol zbulon ‘sekretet’ e mafies shqiptare

Superoperacioni i kapjes së sasisë rekord prej një ton kokaine në Spanjë, e nisur me charter nga Kolumbia, që tashmë njihet si rasti “Narco Jet”, “zbuloi” rrezikshmërinë e grupeve kriminale shqiptare, transmeton Panorama.

Madje, mediat spanjolle e kolumbiane shkojnë edhe më tej, duke i quajtur mafiozë të rrezikshëm, që karakterizohen përgatitja ushtarake, nga brutaliteti dhe mënyra efikase e të vepruarit. Një radio kolumbiane “Caracol” i ka kushtuar vëmendje të veçantë dje një raporti të Interpolit, lidhur me grupet kriminale shqiptare.

Sipas gazetarëve, në raport jepen detaje mbi rrezikshmërinë e lartë të këtij grupi që e dërgonte drogën në Europë. “Shumë nga anëtarët e tij ishin pjesëmarrës të luftërave në Ballkan e për këtë arsye veprojnë me një profesionalizëm ushtarak e dallojnë për nga brutaliteti dhe efikasiteti i tyre”, shkruhet në raportin që citon radioja kolumbiane. Njëri nga 5 personat e arrestuar për ngarkesën me kokainë “CR7”, ai që u arrestua në Combita ishte një person me një histori të më- parshme të narkotrafikut. Dy të huajt e arrestuar në Spanjë ishin shqiptarë, pjesëtarë të një rrjeti kriminal, që sipas raporteve të shërbimeve sekrete ishte krijuar me ishushtarë që kanë marrë pjesë në luftërat ballkanike.

Raporti

Në raportin e Interpolit shpjegohet edhe mënyra se si arrinin ish-ushtarët ta fitonin besimin e komunitetit përmes kontrollit ekonomik e të kërcënonin sigurinë e anëtarëve. “Këto grupe kriminale nga disa vende të Europës Lindore karakterizohen nga mënyra e të vepruarit, mbështetur në besnikërinë e pjesëtarëve që arrijnë t’i menaxhojnë duke i kontrolluar familjet e tyre në Shqipëri, të cilave u bëjnë pagesa cash, e në të njëjtën kohë i kthejnë në pengje, ndërsa lidhjet e tyre zgjaten si tentakula në mbarë Europën. Kush hyn në këto grupe, mund ta realizojë një gjë të tillë në dy mënyra: E para, njerëzit që u përkasin qarqeve të besuara të organizatës arrijnë të depërtojnë përmes lidhjeve të gjakut dhe e dyta, duke e provuar për vite të tëra sesa të vlefshëm janë për të”, thuhet në raport.

Operacioni

Hetimet për zbulimin e organizatës që trafikonte kokainë kishin nisur prej muajit nëntor. Pas disa verifikimesh, oficerët e Antidrogës ranë në gjurmët e organizatës kriminale të drejtuar nga shqiptarë që jetonin në Spanjë. Oficerët e Policisë spanjolle në bashkëpunim me atë kolumbiane dhe DEA-n kishin mundur të zbulonin se krerët e grupit ishin zhvendosur në Spanjë me qëllim që të krijonin aty një pikë hyrëse të drogës në Europë. Hetuesit arritën madje të binin në gjurmët e një ngarkese lëndësh narkotike, e cila po ruhej në Madrid për t’u shpërndarë më vonë. Në këtë kohë u zbulua se kokaina ishte fshehur në disa valixhe të mëdha, me ngjyrë të zezë.

Edhe Goditen bandat shqiptare të drogës në Evropë, 45 të arrestuar Kronikë Goditen bandat shqiptare të drogës në Evropë, 45 të arrestuar

Trafiku

Sipas të dhënave të publikuara nga mediat spanjolle, që i referohen burimeve nga Policia lokale, droga kalohej në valixhe të mëdha me ngjyrë të zezë. Gjithçka kamuflohej me shërbimet e një kompanie që merrej me transport mallrash. Ndërsa valixhet e mbushura me kokainë dhe para transportoheshin nga Kolumbia në Spanjë përmes fluturimeve me charter. Gjatë operacionit u arrestuan 5 persona: 2 shqiptarë, 2 spanjollë dhe një kolumbian që drejtonte linjën e trafikut në nisje.

Ndërsa në mbërritje gjithçka kalonte në dorën e dy shqiptarëve, njëri prej të cilëve konsiderohet nga Policia spanjolle si kreu i grupit. Shqiptari tjetër i arrestuar ishte krahu i tij i djathtë. Emrat e të arrestuarve nuk janë bërë ende publikë, duke qenë se ka edhe persona të tjerë të përfshirë në këtë organizatë, të cilët janë ende në ndjekje dhe nuk janë arrestuar.