Arbëri

Tensione në Kuvendin Komunal të Prishtinës për lagjen Kalabria

Tensione e diskutime të mëdha u krijuan gjatë pikës së rendit të ditës për shfuqizimin e vendimit të planit të hollësishëm rregullues për lagjen Kalabria, në mbledhjen e dytë të Kuvendit Komunal.

Qytetarët duke bërtitur kanë kërkuar që kjo pikë të mos shfuqizohet. Të njëjtën gjë e kanë kërkuar edhe opozita, të cilët morën vendimin të lëshojnë sallën.

Qytetarët kanë bërë të ditur se do bëjnë edhe padi dhe do bllokojnë gjithçka.

"Ne nuk jemi të asnjë partitë veç jepna të drejtën me shfrytëzu tokën tonë", ka kërkuar Astrit Tërrnava, banor i lagjes Kalabria.

"Nëse e votojmë këtë vendim, rrezikojmë të bëjmë shkelje ligjore dhe vonohet implementimi i planit për atë pjesë. Ne i kemi takuar banorët e asaj lagje. Drejtori ka thënë se nuk është e mundur të bëhet për 6 muaj, më ka thënë se nuk mund të bëhet për 6 muaj. Do të shkojë edhe në dëm të Komunës, në aspektin financiar përveç që i bën dëme banorëve", ka thënë Gëzim Sveçla, teksa ka lëshuar sallën së bashku me grupin e tij të Vetëvendosjes.

"Do ta lëshojmë sallën, do t’i qëndroj votës që kam dhënë në mandatin e kaluar", ka thënë asamblistja Valbona Ajeti nga AAK.

Në anën tjetër, kryetari Përparim Rama ka thënë se duhet të shfuqizohet në mënyrë që të mund të bëjnë rishikimin e planit. Rama u ka premtuar se nuk do ta ndryshojnë koeficientin.

"E kam pyetur ministrinë dhe ka thënë se duhet të shfuqizohet pastaj të vihet në votim. Vendimi është marrë prej ministrisë, duhet ta shfuqizojmë sepse nuk kemi rrugë tjetër. Për mua si kryetar dhe urbanist nuk kishte pasë problem, ne vetëm po mundohemi të bëjmë më të mirën për juve. Edhe nëse e shtyjmë seancën prapë do vijmë në këtë pikë e veç po vonohemi. Tani keni vetëm metra katror dhe keni ndalesa se lart mund të shkoni. Po e ridizajnojmë që 2.4shin me zënë aty sepse për momentin është e pamundur. Po mundohemi me bë legale sepse për momentin nuk është legale", ka thënë Rama.

Seanca është ndërprerë për pushim të drekës, pritet të votohet pas pauzës