Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Temperaturat në Shqipëri zbresin deri në -1 gradë

Moti i kthjellët dhe vranësira e lehta dominojnë të gjithë territorin e Shqipërisë, përjashtuar zonat veriore – verilindore ku vranësirat do të jenë më të dendura.

Po ashtu, pasditja dhe mbrëmja vijojnë në ndikimin e kushteve te qëndrueshme atmosferike ku kthjellimet dhe vranësirat kalimtare mbeten dominante.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen ndjeshëm në vlerat minimale deri në -1°C.

Ndërsa, mesdita do të ruajë maksimumin në rang territori 23 °C.

Era do fryjë mesatare veri-qendër deri e fortë në jug me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi verior-verilindor, duke krijuar në det dallgëzim 3 apo 4 ballë.