Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Temperaturat javën tjetër pritet të shkojnë deri në 31 gradë Celsius

Moti në Kosovë

Gjatë pesë ditëve të javës së ardhshme pritet të mbajë mot i qetë, me përjashtim të së hënës ku pritet të ketë riga shiu. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat minimale do lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, derisa ato maksimalet nga 19-31 gradë.

“Indeksi UV parashihet të jetë mesatar deri i lartë. Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë të mira, për shkak të reshjeve të fundit dhe prezencës së elementeve aktive meteorologjike. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s”, thuhet në njoftim.