Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Temperaturat deri në 24 gradë celsius gjatë javës së ardhshme në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi të dielën se pesë ditët e ardhshme do të karakterizohen me vranësira dhe intervale me diell. Vranësirat do të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh, derisa në mesin e javës, sipas IHMK-së, reshjet do të jenë më të pakta.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-10 gradë celsius, derisa ato maksimalet ndërmjet 13-24 gradë celsius.

“Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në njoftim.