Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Teksti i mundshëm i betimit të Ushtrisë së Kosovës

Në projektligjin e ri të inicuar nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në të cilin pritet shndërrimi Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri, parashihet edhe pjesë e betimit të pjesëtarëve të FSK-së.

Pas dorëzimit të projektligjit nëpër media të ndryshme ka qarkulluar teksti i mundshëm i betimit të ushtarëve të Kosovës. Ky është teksti i mundshëm:

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Betohem solemnisht se do të jem i përkushtuar dhe do t’i qëndroj plotësisht besnik Republikës së Kosovës, se do t’i bindem urdhrave të Presidentit të Republikës së Kosovës dhe oficerëve të tjerë mbi mua, në pajtim me ligjin dhe se do t’i kryej detyrat e mia me zell, nderë dhe dinjitet.

Betohem solemnisht se do të zbatoj Kushtetutën e Republikës së Kosovës, do t’i shërbej popullit dhe Atdheut tim dhe për mbrojtjen e tyre, nuk do të kursej as jetën time! Betohem!”