Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ushtria e Kosovës është detyra dhe projekti madhor i shtetit.
Kurti ka shkruar në Facebook me rastin e betimit të 311 rekrutëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës të premten, duke marrë statusin “ushtar i Kosovës”, se ushtria e Kosovës po forcohet e zhvillohet.
“Në kazermën “Adem Jashari” sot u betuan 311 rekrutë të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe morën statusin Ushtar i Kosovës. Ndërsa dje, me shumicë votash Kuvendi miratoi tri projektligje që fuqizojnë bazën ligjore për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Mbrojtjes, FSK-së dhe të drejtat e obligimet për pjesëtarët e FSK-së: plotësim-ndryshimin e Ligjit për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe për Ministrinë e Mbrojtjes. Ushtria jonë po forcohet e zhvillohet për të siguruar e ruajtur paqen, demokracinë dhe progresin. U jemi mirënjohës partnerëve, vendeve mike e aleate për gjithë përkrahjen në modernizimin dhe trajnimin e FSK-së”, ka shkruar Kurti.
-
Kurti: E kemi obligim ta forcojmë ushtrinë dhe ta mbrojmë Kosovën
-
Kurti: Qeveria e përkushtuar për modernizim të Ushtrisë
-
Kurti: Në vend të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, do ta kemi mbrojtjen gjithëpërfshirëse
-
Krerët shtetërorë në Ditën e Forcës: Ushtria jonë po forcohet
-
Osmani për nëntogerët e rinj: Jeni besimi që Kosova do të jetë në duar të sigurta