Tekstet shkollore vazhdojnë të kritikohen për gabime të shumta e prani të termeve paragjykuese e diskriminuese.
Një rast i tillë është në librin e biologjisë, ku sindroma Down cilësohet si idioti mongoloid, term i cili sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka vite që nuk përdoret, dhe cilësohet si term fyes.
Kjo ndodh në librin e biologjisë së klasave të 10-ta të Gjimnazit Gjuhësor, si dhe në librin e klasave të 11-ta të Gjimnazit të Përgjithshëm.
Përfaqësues të organizatës Down Sindron Kosova, këtë gjë e quajnë skandal.
Melita Bytyqi Kelmendi, prind i një vajze me këtë sindromë, thotë se është ndjerë shumë keq kur ka parë se në libra përdoret termi ‘idioti mongoloid’.
Artikuj të ngjashëm
-
Pira: Në analizën e 14 teksteve shkollore, identifikuam mbi 130 formulime me gjuhë diskriminuese
-
Islami për vendimin për tekstet shkollore: Nagavci e përsëriti gabimin e vitit të kaluar
-
Librat e gjuhës shqipe me përmbajtje diskriminuese e bullizuese
-
Themelohet Komisioni hetimor për tekstet shkollore
-
Prindërit kërkojnë zvogëlim të vëllimit gjatë korrigjimit të librave