Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Të shtunën me “Festa e Thethit” hapet sezoni turistik në Shkodër

Më 27 maj, pra të shtunën që po vjen, në orën 10 në Theth të Shkodrës me një manifestim kulturor hapet fillimi i sezonit turistik.

Bashkia Shkodër në bashkëpunim me The Door organizon “Festa e Thethit”.

Me këtë rast do të organizohet një program artistik, këndojnë grupi Treva, muzike tradicionale nga DJ, Panairi i shërbimeve pritëse nga familjet e Thethit. Ecje në natyre me destinacion në ujëvaren e Grunasit, sitin arkeologjik dhe Syrin e kaltër.

Gjithë aktivitetit do të ketë: ekspozita dixhitale, panair, koncert me këngë dhe valle folklorike, si dhe shëtitje të ndryshme.

Thethi është një nga pikat më të frekuentuara të turizmit malor, një ambient atraktiv bjeshke, që tërheq vizitorë nga gjithë Europoa, por sidomos nga Britania.

Artikuj të ngjashëm