Arbëri

Të rënët në Kumanovë përkujtohen nga familjarët e bashkëluftëtarët

10 të rënët në Kumanovë në 10 majin e dy vjetëve më parë, u përkujtuan nga familjarë dhe bashkëluftëtarë të tyre,raporton KTV.

Pjesë e akademisë përkujtimore, të organizuar nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve, ishin edhe deputetë të partive të ndryshme.

Me lot në sy, kur përmendet emri i të rënëve, ata vazhdojnë të besojnë se të afërmit e tyre bënë një luftë të drejtë në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë.

I biri i Samid Kastriotit, Fikret Kastrioti, ka thënë se nuk ka asnjë përkrahje nga shteti i Kosovës, derisa ka thënë se atë që e bëri i ati i tij, duhet ta bëjnë të gjithë sa herë që është nevoja.

10 të rënët në Betejën e Kumanovës janë: Xhafer Zymeri, Beg Rizaj, Mirsad Ndrecaj, Arben Rexhaj, Fatlum Vishesella, Hysen Reshiti, Nysret Kaloshi, Samid Kastrioti, Turgaj Gashi dhe Valon Kabashi.