Kryqi i Kuq i Kosovës në partneritet me UNDP dhe në bashkëpunim me Kuvendin Komunal të Vushtrrisë dhe Agjencionin e Menaxhimit Emergjent ka paralajmëruar mbajtjen, në fshatin Maxhunaj të Komunës së Vushtrrisë, të ushtrimit fushor “Reagimi i përbashkët 2019” - Tërmetet, evakuimi i komunitetit. Ky aktivitet mbahet më 19 prill 2019 (e premte), duke filluar nga ora 10:00.
Qëllimi i mbajtjes së këtij ushtrimi fushor është sensibilizimi i qytetarëve, institucioneve lokale për emergjenca dhe popullatës në përgjithësi lidhur me reagimin në raste të fatkeqësive dhe zvogëlimin e pasojave nga fatkeqësitë.
Artikuj të ngjashëm
-
Në Vushtrri mbahet ushtrimi fushor “Reagimi i përbashkët 2019”
-
Ambasada amerikane dhe Policia e Kosovës me ushtrime të përbashkëta për reagim ndaj krizave
-
FSK-ja në fundjavë realizon stërvitje ushtarake në zonën e Gërmisë
-
KFOR-i vazhdon stërvitjet për të ruajtur gatishmërinë e lartë operacionale
-
Simulohen disa skenarë për reagim efektiv të institucioneve emergjente