Ministria e Infrastrukturës bën të ditur se të premten do të inaugurohen edhe 14.5 kilometra të autostradës “Arbën Xhaferi”, që lidh Prishtinën me Shkupin, transmeton Koha.net.
Ky segment i autostradës Prishtinë-Hani i Elezit komunikon me qasjen në qendrën turistike të Brezovicës.
Hapja e segmentit të kësaj autostrade, Babush-Bibaj të Ferizajt, do të bëhet të premten, më 22 dhjetor, në ora 11:00.
Është paralajmëruar pjesëmarrja e zyrtarëve më të lartë të vendit, ndërsa prerjen e shiritit do ta bëjë sportistja më e njohur në botë nga Kosova, Majlinda Kelmendi.
Artikuj të ngjashëm
-
Sot përurohet segmenti i autostradës “Arbën Xhaferi” Kaçanik-Hani i Elezit
-
Autostradat, top-prioritet i qeverive të Kosovës
-
Haradinaj: Me autostradën “Arbën Xhaferi” Shkupi më afër se kurdoherë nga Prishtina
-
Inaugurohet segmenti i dytë të Autostradës “Arbën Xhaferi”
-
Më 5, 6 dhe 7 qershor mbyllen përkohësisht disa segmente të autostradave