Ushtruesi i detyrës i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka bërë të ditur se Spitali në Vushtrri do të shërbejë për trajtimin e pacientëve me COVID-19 nga kjo Komunë dhe ajo fqinje, Vushtrria.
Tashmë në spitalet regjionale në qytete më të mëdha po trajtohen pacientët me COVID-19.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Së shpejti Spitali i Vushtrrisë do të bëhet spital për trajtim të pacientëve me Covid-19 nga Vushtrria dhe Mitrovica. Ky vendim është marrë në konsultim me kryetarët e dy komunave përkatëse, por edhe me Federatën Sindikale të Shëndetësisë, Odën e Mjekëve dhe odat tjera profesionale. Pacientët e Vushtrrisë shërbimet e tjera dhe trajtimet e tjera do t’i marrin në Mitrovicë”, njoftoi drejtori Krasniqi në konferencën e mbajtur sot në oborrin e QKUK-së në Prishtinë së bashku me ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj dhe drejtoreshën e Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj-Berisha.
Sipas tij, shërbimet profesionale në klinikat që po trajtojnë pacientët me Covid-19 janë përforcuar edhe me staf shtesë, duke përfshirë edhe fizioterapeutët.