Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

CT-ja e Spitalit të Vushtrrisë pritet të rikthehet në punë brenda 2-3 javësh

Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka vizituar të dielën Spitalin e Përgjithshëm të Vushtrrisë dhe atë të Mitrovicës.

Në Spitalin e Vushtrrisë, ai është pritur nga Shefkije Shatri, u.d. drejtoreshë e Spitalit të Vushtrisë.

Siç u bë e ditur me këtë rast, në këtë spital janë 17 pacientë të spitalizuar me COVID-19.

Ata falënderuan drejtorin Krasniqi për këtë vizitë dhe stafin mjekësor që po kujdesen maksimalisht për ta, duke u shprehur të kënaqur edhe me furnzimin me barna dhe material shpenzues.

Krasniqi ka njoftuar se aparati i CT-së në spitalin e Vushtrrisë, brenda 2-3 javësh pritet të rikthehet në funksion, i cili prej më shumë 3 vjetësh është jashtë përdorimit.

Edhe CT-ja rregullohet pas 4 vjetësh, për mamografinë nuk ka mjete në Spitalin e Vushtrrisë Arbëri CT-ja rregullohet pas 4 vjetësh, për mamografinë nuk ka mjete në Spitalin e Vushtrrisë

Ndërkohë, në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës, drejtori Krasniqi është pritur nga Luljeta Buqinca -Zhubi, u.d. drejtoreshë e Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë.

Sipas njoftimit, edhe në Spitalin e Mitrovicës së fundmi është instaluar rezervuari i oksigjenit i cili siguron furnizim stabil dhe të qëndrueshëm.