Komuna e Vushtrrisë ka punësuar tre rojtarë pyjesh, duke e çuar në 8 numrin e rojtarëve, por nga ky konkurs, dy kandidatë të pakënaqur po insistojnë se zyrtarët e komunës kanë punësuar njerëz të afërm të tyre.
Abit Klinaku e Fitim Ymeri, që më herët kishin qenë rojtarë pyjesh, e që kanë konkurruar për t’u punësuar në këtë pozitë për 6 muajt e verës insistojnë se u është bërë e padrejtë në konkurs, raporton KTV.
Por, drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Miran Halili, thotë se si Ymeri dhe Klinaku kanë qenë të njohur për komisionin intervistues.
Drejtori Halili nuk ka pasur njohuri që njëri prej të pranuarve në punë, ka qenë i dënuar nga shkalla e parë, pasi kishte liruar një sasi drurësh, të konfiskuar më herët nga Agjencia Qendrore e Pyjeve të Kosovës.
Gjykata Themelore e Mitrovicës, bashkë me Abedin Haradinin, që është rikthyer në këtë pozitë, kishte dënuar edhe Xhevat Imerin me nga 60 ditë burgim me kusht, ndërsa menaxheri i Sektorit të Pyjeve në këtë komunë Sabit Mehmeti, ishte dënuar me 120 ditë burgim me kusht.
Edhe
Qe 6 vjet ATK-ja mban në punë 5 inspektorë që s’i përmbushën kriteret
Drejtori Halili ka thënë se do të verifikojë këtë situatë, duke premtuar se do të ndërmarrë veprime brenda kompetencave të tij.
Aktgjykimi i Gjykatës Themelore të Mitrovicës ishte shpallur në mars të vitit 2016, derisa televizioni nuk ka pasur mundësi të verifikojë nëse i njëjti është bërë i plotfuqishëm.