Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Të miturit e burgosur në Lipjan janë kthyer në shqetësim për banorët

Shtëpia e Berat Rexhepit ndodhet afër Qendrës Edukuese-Korrektuese për të mitur në Lipjan, e cila është hapur vitin e kaluar.

Rexhepi, i cili është rritur në këtë vend, shprehet i shqetësuar për sigurinë e familjes së tij dhe banorëve të tjerë këtu, raporton KTV.

Ai thotë se kanë frikë nga personat që qëndrojnë në qendër, pasi pavijoni është i hapur dhe, sipas tij, kanë parë sjellje të çuditshme të tyre.

Rexhepi deklaron se dy persona i kishin kaluar rrethojat muajin e kaluar.

Drejtori i qendrës, Arif Beqaj, thotë se i kupton shqetësimet e banorëve, por sipas tij, të miturit nuk janë të rrezikshëm, siç deklarojnë ata.

Edhe Të miturit e burgosur në Lipjan janë kthyer në shqetësim për banorët Video Të miturit e burgosur në Lipjan janë kthyer në shqetësim për banorët

Në këtë qendër aktualisht janë rreth 25 të mitur që vuajnë masën edukative.

Bashkimi Evropian ka investuar rreth tre milionë euro në ndërtimin e saj.