Organizata Protestoj nëpërmjet një konferencë për media u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin në protestën e radhës, e cila do të mbahet të mërkurën në ora 18:00.
Organizatorët kanë thënë se do të protestohet për drejtësi, për barazi par ligjit dhe siguri civile.
Ata kanë ftuar qytetarët e pakënaqur t'i shprehin pakënaqësitë e tyre.
Njëri nga organizatorët Gramoz Buqinca tha se edhe deklaratat e fundit të presidentit Hashim Thaçit janë një arsye më shumë për t’u protestuar.
Arton Demhasaj nga organizata Çohu tha se procesi i Vettingut të gjyqësorit duhet të përcillet edhe nga ambasadat e vendeve të huaja në Kosovë për ta pasur një rezultat sa më real e jo të kapur nga politikanët e Kosovës.
Ndryshe, protestat kanë filluar të mbahen pas dorëheqjes së prokurorit Elez Blakaj, i cili është marrë me çështjen e listave të veteranëve.
-
“Drejtësi, jo politikë”, protestë më 17 shkurt në mbrojtje të udhëheqësve të UÇK-së
-
Më 17 tetor protestohet në Shqipëri, kërkohet drejtësi për ish–udhëheqësit e UÇK-së
-
Më 14 shtator protestohet në Hagë
-
Qytetarët gati për protestën kundër Gjykatës Speciale
-
OVL e UÇK-së thërret protestë: Në Hagë po tentohet të rishkruhet historia e luftës