Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka pritur në takim Drejtoreshën Ekzekutive të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), Feride Rushiti.
Me qëllim të rritjes së bashkëpunimit në mes të këtyre dy institucioneve, është nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi.
“Palët nënshkruese u pajtuan për bashkëpunim në periudhë kohore njëvjeçare, me qëllim lejimin e qasjes nëpër institucionet korrektuese në pajtim me dispozitat e ligjit të zbatueshëm dhe rregullave në fuqi, duke përfshirë edhe ofrimin e këshillave dhe ndihmës juridike për personat e privuar nga liria”, thuhet në njoftimin për media të MD-së.
Me këtë marrëveshje bashkëpunimi, palët pajtohen që anëtarëve të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, t’u lejohet që të vizitojnë të gjitha institucionet korrektuese të Kosovës.
Në fund të takimit, Hoxha e falënderoi Rushitin dhe gjithë stafin e Qendrës për ofrimin e kësaj marrëveshjeje bashkëpunimit, ndërsa Rushiti u zotua për bashkëpunim të mëtutjeshëm me Ministrinë e Drejtësisë.
-
Diskutohet për punësimin e viktimave të dhunës seksuale
-
Haxhiu nënshkruan marrëveshje me QKRMT-në
-
QKRMT-së nuk i lejohet monitorimi i të paraburgosurve
-
Rushiti: Drejtësia për të mbijetuarat e dhunës seksuale të luftës të shkojë përtej ndëshkimit të autorit
-
Kosova pa institucion të veçantë për paraburgimin e personave me probleme mendore