Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka pritur në takim drejtoreshën e QKRMT-së, Feride Rushiti, ku është diskutuar për punësimin e viktimave të dhunës seksuale.
Në takim është diskutuar për funksionalizim dhe progres më të madh të institucioneve korrektuese, u diskutua gjithashtu për ngritjen e një institucioni të veçantë për vendosjen dhe trajtimin e të paraburgosurve me probleme mendore, për reformimin e punës së Panelit për Lirim me Kusht, si dhe rreth përfshirjes së QKRMT-së në procesin e plotësim/ndryshimit të Kodit të Procedurës Penale.
Sipas njoftimit, çështje diskutimi ishte edhe aspekti i drejtësisë tranzicionale, duke trajtuar më shumë rreth themelimit të Institutit për Krimet e Luftës në Kosovë, Rolit të Departamentit për Drejtësi Tranzicionale, si dhe rreth aspektit të punësimit të viktimave të dhunës seksuale.
Palët u zotuan që të vazhdojnë përpjekjet dhe bashkëpunimet mes vete në drejtim të përmirësimit të kapaciteteve ekzistuese edhe në Shërbimin Korrektues.
-
Shënohet Dita e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës, respektohet memoria kolektive
-
Rushiti: Drejtësia për të mbijetuarat e dhunës seksuale të luftës të shkojë përtej ndëshkimit të autorit
-
Haxhiu: Dhuna ndaj grave pengesë e madhe për zhvillimin shoqëror
-
Haxhiu akuzon EULEX-in dhe UNMIK-un, thotë se nuk i kanë adresuar si duhet krimet e luftës
-
Vazhdon intervistimi i Haxhiut nga Prokuroria Speciale për deklaratat rreth Faton Hajrizit