Drejtoria e Shëndetësisë në Prishtinë do të fillojë vizitat sistematike për nxënësit në të gjitha shkollat fillore të kryeqytetit.
Sipas një komunikate për media, këto vizita do të realizohen nga stafi i kujdesit parësor shëndetësor dhe organizohen në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit dhe kanë si synim kontrollin shëndetësor të të gjithë nxënësve në shkolla, parandalimin e sëmundjeve, promovimin e shëndetit dhe edukimin shëndetësor.
“Vizitave sistematike i ‘u nënshtrohen të gjithë nxënësit nga klasa e parë, pestë dhe klasa e nëntë. Kjo mundëson krahasimin me rezultate konkrete dhe të matshme për shëndetin e të gjithë nxënësve dhe masave konkrete që pritet pastaj të ndërmerren bazuar në këto rezultate. Për të parë nga afër fillimin e këtyre vizitave, drejtori i Shëndetësisë, Izet Sadiku dhe drejtoresha e Arsimit, Besianë Musmurati, do të vizitojnë shkollën fillore ‘Shkëndija’ në Hajvali nesër, me datë 1 nëntor, duke filluar nga ora 09:00”, thuhet në njoftim.
-
Nisin vizitat shëndetësore në shkollat e kryeqytetit
-
Komuna e Prishtinës ende s’e di se në cilat shkolla do të mbahet mësimi gjithëditor
-
Me rinisjen e vizitave mjekësore, Prizreni synon të krijojë pasqyrë më reale për shëndetin e nxënësve
-
Në shkollat e Prizrenit nisin vizitat sistematike mjekësore
-
Prishtina pritet ta zgjerojë mësimin tërëditor, prindërit kërkojnë ristrukturim të tij